Fillon funksionalizimi i aeroportit më të madh në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Funksionalizimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Stambollit pritet përfundojë brenda 45 orëve.

Transferimi nga Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, në Aeroportin e ri të Stambollit, i cili ka vlerën e 8 miliardë dollarëve, ka nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ministria e Transportit ka thënë se ky proces pritet të kompletohet më 7 prill.

Trafiku ajror do të ndalet në të dyja aeroportet për 12 orë, duke nisur më 6 prill, derisa pritet që edhe disa autostratda të mbyllen gjatë kësaj kohe.

Kompanitë ndërkombëtare pritet të rinisin fluturimet nga objekti i ri në mesnatën e 6 prillit.

Kompania e këtij shteti, Turkish Airlines, ka thënë se do të transferojë rreth 50,000 tonë pajisje, ndërkohë që rreth 1,800 persona janë angazhuar për procesin e bartjes.

Aeroporti i ri, në anën evropiane të Stambollit është inauguruar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 29 tetor.

Hapja zyrtare është shtyrë tre herë për shkak të punimeve.

Ky aeroport planifikohet t’iu shërbejë rreth 200 milionë pasagjerëve brenda një viti deri më 2027.

Përveç tij, edhe aeroporti, Sabiha Gokcen, që gjendet në anën aziatike, do të vazhdojë të jetë i hapur në Stamboll.

Share This Article