Danimarka ka filluar të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash përgjatë kufirit të saj për të penguar derrat e egër që hyjnë në vend, nga Gjermania, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit në fermat e vendit.
Puna filloi sot në Padborg, një qytet 220 kilometra në jugperëndim të Kopenhagës. Një gardh prej 1,5 metrash, që do të kushtojë rreth katër milionë euro, u autorizua nga parlamenti danez qershorin e kaluar. Qeveria kishte paralajmëruar se eksportet e mishit jashtë BE vlerësohen në 1,4 miliardë euro në vit dhe ajo dëshiron të ruajë shifrat e eksportit nga gripi i derrit.