Në katër rajonet të pushtuara të Ukrainës, Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia, po mbahen referendumet për t’iu bashkuar Rusisë.
Të denoncuara si të paligjshme dhe mashtrim nga Ukraina dhe Perëndimi, të ashtuquajturat votime do të zhvillohen përgjatë 5 ditëve ndërsa të gjitha zonat, dy në lindje dhe 2 në jug janë në fronti ne luftës.
Referendumet u shpallën pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë së Kievit, fale së cilës u çliruan shumë prej territoreve të pushtuara në luftën e nisur në 24 shkurt.
Votimi për aneksimin e 4 rajoneve është një prej 3 hapave të ndërmarra nga Kremlini në një përpjekje për të rigjallëruar luftën.
Duke aneksuar 15 për qind të Ukrainës sovrane, Moska do të mund të ngrinte pretendimet se territori i saj është nën sulm nga armët që NATO dhe vende të tjera perëndimore i kanë siguruar Kievit.
Hapi i dytë është mobilizimi i 300 mijë trupave rezerviste metë cilat kërkon të mbrojë vijën e luftës prej 1 kilometrash. Ndërsa hapi i tretë është kriminalizimi i dezertimit nga lufta, dorëzimit apo largimit pa leje gjatë mobilizimit.