Virusi “Khosta-2” i ngjashëm me COVID-19 zbulohet në një lakuriq nate

 1,422,909 total views,  1 views today

Një virus i ri si ngjashëm me COVID-19 është zbuluar në një lakuriq nate, duke ngritur frikën se mund të infekojë njerëzit.

Shkencëtarët në ShBA kanë paralajmëruar se sëmundja mund të jetë rezistente ndaj vaksinave aktuale.

Autori kryesor i studimit për këtë virus, Michael Letko nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në ShBA tha se ky virus mund të jetë kërcënim për shëndetin global.

“Hulumtimi ynë demonstron më tej se “sarbecoviruset” po qarkullojnë në jetën e egër jashtë Azisë, madje edhe në vende si Rusia Perëndimore ku u gjet virusi “Khosta -2″, paraqesin kërcënimi- për shëndetin global”, u shpreh ai.

Origjina e saktë e virusit nuk është e qartë dhe aktualisht po hetohen nga një ekip në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), raporton Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Khosta-2” u gjet për herë të parë në një lakuriq nate dy vjet më parë dhe mjekët zbuluan se ky virus mund të infektojë qelizat njerëzore nëse transmetohet nga kafsha në njeri.

Studiuesit thanë se gjetjet e tyre nxjerrin në pah rëndësinë e zhvillimit të vaksinave që mbulojnë një spektër të gjerë të viruseve dhe jo vetëm një prejardhje siç është COVID -19.