Filmi autobiografik mbi jetën e Marilyn Monroe, me titull “Bjondia” është më i nominuar për çmimet Ratzie, me plot 8 kandidatura.
Çmimet “Ratzie” njihen si çmimet për filmat e performancën më të dobët në Hollivud. Pas “Bjondes” renditet me 7 nominime edhe filmi komedi “Mirëmëngjes”, me protagonist kryesor reperin e këngëtarin Machine Gun Kelly.
I nominuar për performancën e dobët për rolin e tij në filmin “Elvis” është edhe aktori, fitues i 2 çmimeve Oscar, Tom Hanks, edhe pse vetë filmi biografik është nominuar për 9 çmime Bafta dhe vetë aktori Austin Butler triumfoi me çmimin aktori më i mirë mashkull për të njëjtin rol.
Çmimet “Ratzie” ndahen në disa kategori, mes të cilave aktori më i keq në një rol protagonist, si në rastin e Tom Hanks apo edhe kategoritë qesharake etj. Shumë aktorë të famshëm e filma të vlerësuar nga kritika janë votuar për një çmim “Ratzie” më herët, mes të cilëve Leonardo DiCaprio, Ben Affleck, Halle Berry dhe Sandra Bullock, Al Pacino apo Marlon Brando. Çmimet “Ratzie” cilësohen si çmimet Oskar, por me vlerësimin e kundërt, si prodhimet më të këqija të Hollivudit.