Lëvizja Besa: Mësimi nisi, nxënësit pa libra dhe me probleme në shkolla

 189 total views,  1 views today

Lëvizja Besa ka dalë me reagim në lidhje me mungesën e teksteve shkollore edhe në gjysmë-vjetorin e dytë. Nga kjo parti e akuzojnë ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, se nuk është i aftë për të menaxhuar me dikasterin e arsimit në vend.

“Pavarësisht faktit se, procesi edukativo – arsimor duhet të jetë ne përputhje me ligjin që është në fuqi, si duket njeriu një i dikasterit te Arsmit, Jeton Shaqiri, nuk e kupton rëndësinë e ligjit dhe të dispozitave ligjore, si dhe parimet bazë të manaxhimit (planifikim, organizim, koordinim dhe kontroll) për ta menaxhuar sistemin arsimor”.

 “Si pasojë, edhe këtë gjysmëvjetor, nxënësit tonë i gjen pa libra shkollor, ndërsa edhe ato pak libra që i kanë, gjysmat janë të dëmtuara. Shkollat tona ngelin pa strategji të qartë për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Sistemi i funksionimit të arsimit fillor dhe te mesëm vazhdon me një gjendje kaotike dhe me politizim të skajshëm”.

Procesi i zbatimit të kurrikulës vazhdimisht shoqërohet me mungesa, skandale dhe dështime, edhe pse për mbarëvajtjen e procesit kujdesen organet institucionale kompetente të MASH, cilësia e teksteve shkollore mbetet sfidë. Lëvizja BESA si objektiv kryesorë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë:

“Ngritjen e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm, përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimin e mësimdhënies cilësore. Prandaj, i bëjmë thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqirit, të kryej detyrën ligjore për të cilën është emëruar dhe publikisht e pyesim: “A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut””, thonë nga Lëvizja Besa./