ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në 1 hour ago
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City 1 hour ago
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia 1 hour ago
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar 1 hour ago
Dëshmitë speciale: Mbretëria e Bashkuar ia konfirmon lejen mbrojtjes së Thaçit për një dëshmitar në Gjykatën Speciale 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit

albnews by albnews
1 September, 2025
in Albania, Kulture
0
Filmat që lënë gjurmë, trashëgimia e pavdekshme e Dhimitër Anagnostit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot, 1 shtator, arti shqiptar humbi një nga ikonat e tij më të mëdha. Dhimitër Anagnosti, regjisor, skenarist dhe artist i jashtëzakonshëm, la gjurmë të pashlyeshme në kinematografinë shqiptare dhe në zemrat e publikut.

Po kush ishte Dhimitër Anagnosti?

RelatedPosts

Media britanike: Boom dhe përplasje në Rivierën shqiptare/ Banorët kundër investitorëve strategjikë

Tentoi të hidhte në erë një stadium të tërë! “Banditi i Lushnjes”, që po sfidon ligjin për të qëndruar në Britani

Brenda pushimeve familjare të Rita Orës, ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno të Vlorës më 23 Janar 1936 dhe është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954-1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. 

Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Ai është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996).

Në 12 Prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 Dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.

Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar”, Roza Anagnosti.

Kjo e fundit e kujtonte kështu takimin e tyre të parë:

‘Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket… Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të… Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest...’

Si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në 85-vjetorin e lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, dekoroi regjisorin dhe kineastin e shquar Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Dhimitër Anagnosti mbetet një ikonë e kinemasë shqiptare, një artist dhe mentor i paharrueshëm, i cili ka lënë gjurmë të thella në kulturën dhe artin e vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

Marina e Kinës po zgjerohet me një shpejtësi marramendëse – dhe po arrin SHBA-në

1 September, 2025
Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

Zbulohen detajet e kontratës së Gigi Donnarummas tek Man City

1 September, 2025
Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

Një grua britanike u qëllua për vdekje në Kamboxhia – policia

1 September, 2025
Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

Norvegjia nënshkruan marrëveshje 10 miliardë funtesh për anije luftarake anti-nëndetëse të ndërtuara në Mbretërinë e Bashkuar

1 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result