Finalja e Euro 2020 /Shumë pak tifozë italianë, ministri britanik u thotë të mos udhëtojnë shkaku i rregullave të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik i transportit, Grant Shapps u ka thënë tifozëve italianë të futbollit që të mos përpiqen të udhëtojnë në Angli për finalen e Euro 2020 që zhvillohet të dielën në Wembley të Londrës.

Anglia përballet me Italinë të dielën në finale në stadiumin Wembley të Londrës, ku pritet që të jenë rreth 60 mijë tifozë.

Megjithatë, shumë pak prej tyre do të jenë italianë pasi rregullat e udhëtimit të Britanisë kërkojnë 10 ditë karantinë për personat që arrijë në Angli.

I pyetur të premten se çfarë do t’u thoshte tifozëve italianë që përpiqeshin të shkonin në lojë, Shapps ua bëri të qartë që të mos udhëtojnë.#

“Mos udhëtoni është përgjigjja e kësaj pyetjeje të thjeshtë”.

“Nëse zbulojmë se njerëzit po vijnë vetëm për futboll, ata nuk do të lejohen të hyjnë dhe në fakt, shumë fluturime ‘charter’ dhe fluturime direkte janë anuluar mbi atë bazë”, ka thënë Sapps për Times Radio.

Share This Article