ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 9 hours ago
“The King” 10 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 10 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 10 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Finalmente Elsa”… vjen sërish me dirigjentin e Sanremos, në Tiranë

albnews by albnews
9 October, 2023
in Albania
0
“Finalmente Elsa”… vjen sërish me dirigjentin e Sanremos, në Tiranë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çdo këngë, çdo material muzikor i koncertit “Finalmente Elsa”, të cilin do ta shijojmë në 1 nëntor, në sallën e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë, po “gatuhet” në një studio muzikore në Romë, aty ku Elsa Lila po jeton e po krijon prej vitesh jetën e saj artistike, krah artitësh shumë të talentuar e të njohur për artin që sjellin në skenat e ndyshme italiane. Njëri prej tyre është dhe maestro Enrico Melozzi, muzikanti që orkestroi e dirigjoi edhe këngën fituese të Festivalit të fundit në RTSH, “Evita”.

Një bashkëpunëtor i ngushtë si Melozzi, nuk kishte si të mos ishte pjesë edhe e këtij projekti të madh të radhës, së Elsa Lilës, jo vetëm si orkestrues i të gjitha materialeve muzikore por dhe si Drejtor Artistik i koncertit. Ka qenë vetë Elsa që e ka njoftuar, në instagram, edhe këtë lajm, duke shkruar: “Prej vitesh ai është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime artistike… dhe mbi të gjitha, një mik shumë i mire. Nëse do të ulesha të shkruaja për të, do t’kisha bërë një libër të tërë, por që t’mos ju marrë shumë kohë, po ju lë të lexoni biografinë e përmbledhur për të. Jam e lumtur që do ta kem sërish në krah, Enrico Melozzin.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Po punojmë bashkë, çdo ditë, orë e pa orë, për të sjellë në Tiranë një eksperiencë që do t’na mbushë zemrën neve e mbi të gjitha juve. Ju pres, në 1 Nëntor, tek Pallati i Kongreseve!”. I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigjia e maestro Melozzit: “️Faleminderit Elsa për artin që më dhuron, e që kemi rritur artistikisht së bashku. Kemi përballuar gëzime dhe dhimbje së bashku dhe tani do të bëjmë edhe këtë aventurë të re së bashku. Dhe faleminderit që më ke bërë të njoh popullin tënd kaq të dashur dhe mikpritës, e di që ndihem gjysmë shqiptar edhe unë”, ka qenë mesazhi i tij.

Enrico Melozzi, njihet në botën muzikore italiane e ndërkombëtare, si maestro Melozzi.
Krijon, intepreton e dirigjon, duke lëvruar në rryma e produksione të ndryshme, sfiduese muzikore.
Prej 7 vitesh, është një nga dirigjentët kryesorë i orkestrës së festivalit të Sanremos, ku ka drejtuar këngë e artistë fitues, siç ishte dhe “Zitti e Buoni” i Maneskin.

“Evita” e bukur ishte e para që e ngjiti edhe në skenën e festivalit shqiptar, ndërsa “Finalmente Elsa” do ta sjellë për një eksperiencë edhe më unike. E deri atëherë, kanë shumë orë e ditë të gjata provash, e jo vetëm për koncertin e Tiranës, por edhe për projektet e tjera që vijojnë t’i zhvillojnë sëbashku, sipas një kalendari të mirëpërcaktuar, siç ishte dhe koncerti i vetëm para dy ditëve me patë (të shtunën mbrëma) në konservatorin Santa Cecilia.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result