Të kërkuar nga drejtësia shqiptare, ekstradohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i lekëve të Çopjave

albnews
By
1 Min Read

Dy persona të shpallur në kërkim si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në vend akuzohet nga Gjykata e Posaçme për vrasje dhe vjedhje me armë.

Ndërsa Artemis Stafa dyshohet për pastrim parash në shërbim të një grupi kriminal me bazë në Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

Share This Article