Chelsea ka arritur një fitore të vështirë me rezultat prej 0-1 si mysafirë të Fulhamit. Fulham luajti për më shumë se 50 minuta me një lojtarë më pak pasi që në minutën Robinson u ndëshkua me karton të kuq duke lënë në baltë skuadrën e tij për pjesën e dytë.
Chelsea mezi ka arritur fitore në Craven Cottafe në derbin lokal kundër skuadrës londineze të Fulham.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me Chelsean dhe Fulhamin që patën rastet e tyre për shënim.
Por, derisa skuadrat bëheshin gati për të shkuar në pushime me karton të kuq direkt ndëshkohet Antonee Robinson pas një faulli të rëndë në një lojtar të Chelseat.
Në pjesën e dytë, ashtu edhe si është pritur, Chelsea e dominoi ndeshjen dhe vazhdimisht sulmuan në drejtim të portës së Areolas së Fulhamit.
Goli tek do të vinte në minutat e fundit të ndeshjes kur Mason Mount u gjend mirë në një tollovi të shkaktuar në zonën e vendasve për të shënuar golin e fitores në këtë takim në minutën e 78-të.
Fulham pati disa raste për të barazuar në pesë minutat shtesë të fundit të ndeshjes por që Chelsea ka mundur të shënonte edhe golin e dytë poqëse do të ishte më i vëmendshëm Werner në dy raste të mira ku doli para portierit të Fulham.
Me këtë fitore, Chelsea ka arritur të këndellet sado pak pas humbjeve të fundit dhe startit jo të mirë të këtij viti në Premier Ligë.
Tani, Blutë e Londrës kanë 29 pikë dhe janë ngritur në vendin e shtatë në Premier Ligë, derisa Fulham mbetet në vendin e 18 me 12 pikë.