Ekipi Olimpik i Kosovës ka parakaluar mbrëmë në ceremoninë hapëse të Festivalit Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) “Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019”.
Ceremonia
hapëse u mbajt të dielën mbrëma në stadiumin Olimpik “Asim Ferhatoviq
Hasa” të Sarajevës, në të cilin 35 vjet më parë u hapën Lojërat Olimpike
Dimërore “Sarajeva 1984”.
Flamurin e Kosovës e barti skitarja 16-vjeçare, Klea Vrella. Kosova po
përfaqësohet në EYOF me të dy skitaret, Klea Vrella dhe Elba Kokaj.