Platforma e dialogut nesër u dorëzohet krerëve të shtetit

albnews
By
1 Min Read

Ekipi Negiociator i Kosovës, pas dy ditë punimesh, sonte ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë.

Drafti nesër do t’u dorëzohet për shqyrtim krerëve të shtetit, pas të cilit do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur pas takimit nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj, i cili tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply