Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka mbyllur mbrëmjen e djeshme tek Liqeni Artificial siparin e tre netëve.
Këngëtarë të njohur të skenës ndërkombëtare dhe asaj vendase kanë performuar këngët e tyre më të suksesshme duke ngritur peshë publikun shqiptar.
Në mbyllje të festivalit, në ekranin gjigant para të cilit performuan artistët, është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist mbi të. Nuk dihet nëse ky gjest ka qenë i qëllimshëm apo një gabim i organizatorëve.
Ky simbol ka qenë pjesë e flamurit në vitet e diktaturës dhe u hoq në vitin 1992. Fotoja ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjetet sociale, pasi ylli është përfaqësues i diktaturës së regjimit Hoxha, sistem ky prej më totalitarëve në Evropë.