Fluks qytetarësh drejt Maqedonisë në ditën e heqjes së testit PCR

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa në këmbë e disa me vetura ia kanë mësyrë kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit në ditën kur është fuqizuar vendimi për heqjen e testeve PCR për COVID19.

Xhejlane Arifi thotë se ka 5 muaj që nuk i ka parë familjarët e saj në Maqedoninë e Veriut, raporton KOHA.

Bashkëshorti i saj, Artani, tregon se përveç bashkëshortes edhe fëmijët janë gëzuar pa masë, pasi do të mund të shkojnë në vizitë te të afërmit.

Edhe Xhejlane Puka thotë se mezi ka pritur të shkojë në Shkup, në vendlindjen e saj.

Gjatë ditës nuk u vërejt tollovi , ndërsa procedurat e kalimit kryheshin shpejt.

Të hënën në Prishtinë ka qëndruar zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

Zemaj dhe Hasani u kanë bërë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve që të jenë të kujdesshëm, t’u përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella nëse e kanë të domosdoshme.

Nga rregulli i reciprocitetit përjashtohen shtetet që klasifikohen si shtete me rrezik të lartë për COVID19.

E IKSHPK-ja ka njoftuar se një person ka vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, duke e çuar totalin e vdekjeve në 647.
Nga 702 mostra të marra në terren janë regjistruar 68 raste të reja, ndërsa janë shëruar 33 persona. Po ashtu, theksohet se 1 mijë e 231 raste mbesin ende aktive.

https://youtu.be/638VVBZv_TI
Share This Article