Hoti bisedon me kryeministrin grek: Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën tepër i rëndësishëm

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Avdullah Hoti ka biseduar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis lidhur me zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin mes dy shteteve, procesin e dialogut me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Hoti në një bisedë telefonike me Mitsotakis, i ka thënë këtij të fundit se Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovës është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Share This Article