Forcat e Armatosura testojnë kapacitetet dislokuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 320 trupa dhe mbi 100 mjete të batalionit II të Këmbësorisë, testuan kapacitetet dislokuese duke u zhvendosur brenda ditës nga Zall-Herri në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka informoi sot mbi këtë aksion dislokimi, ndërsa u shpreh se “batalioni II i Këmbësorisë është pjesë e rezervës operacionale të KFOR-it dhe duhet të jetë gati për t’u dislokuar dhe marrë pjesë në operacione brenda 2-3 ditëve nga momenti që i kërkohet”.

“Mirënjohje për strukturat ndihmëse, Komandën Mbështetëse dhe Policinë Ushtarake, të cilat ia lehtësuan dislokimin vajzave dhe djemve të batalionit II të Këmbësorisë”, tha Ministrja./ATSH/

Share This Article