Forcat speciale ukrainase publikojnë pamje nga lufta e ashpër në Bakhmut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat speciale të ushtrisë ukrainase kanë publikuar pamjet e luftëtarëve të tyre, që po marrin pjesë në luftimet e ashpra në lindje të vendit – përkatësisht në qytetin Bakhmut.

“Videoja tregon një pjesë të vogël të punës që ushtarët tanë e kryejnë në këtë qytet, natyrisht ato që t’i tregohen opinionit. Lufta për qytetin për vazhdon”, thuhet në videon e postuar, transmeton Telegrafi.

Nga gushti i vitit të kaluar, Rusia po tenton ta marrë nën kontroll Bakhmutin, duke u përballur me kundërsulme të ushtrisë ukrainase.

Në anën tjetër, kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendonte përmes disa videove të publikuara, se grupi i tij ka arritur të kontrolloj qendrën e qytetit.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ukrainase do të tërhiqen nga Bakhmuti për të shmangur rrethimin – kuptohet nëse një gjë e tillë u kërkohet, por deri më tani nuk ka pasur nevojë.

https://www.facebook.com/usofcom/videos/495317789338045/?t=0

Share This Article