Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Ja personat që përgatitën projektin e TID Durrës për prishjen e banesave dhe bizneseve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një material të përgatitur në kuadër të Planit të Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike në Durrës, i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas Forumit, në dokumentin e publikuar janë të përfshirë edhe emrat e personave që kanë kontribuar në hartimin e projektit, i cili pritet të ndikojë në prishjen e banesave dhe bizneseve.

“Qytetarë të Durrësit. Ja ku i keni emrat e atyre që pregatitën Planin për të prishur shtëpitë në emer të Historisë. Të njëjtit emra që nuk folën kurrë për shkatërrimet e arkeologjisë në Durrës. Ju duhet ti kërkoni llogari këtyre njerzve për atë që kanë bërë me arrogancë dhe pa konsultime me ju.”, shkruan forumi në rrjetet sociale.

Screenshot
Share This Article