FOTO/ Bënte thirrje për akte terroriste, arrestohet ekstremisti në Kukës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Dejtoria e Antiterrorit, pasi bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) i bënte thirrjet në rrjetet sociale, ku postonte me profile false, foto dhe shkrime nxitëse.

Ky person kishte prirje ekstremiste fetare dhe gjithashtu i bënte thirrje qytetarëve për përkrahje të luftës në Siri.

Ndërsa, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

Njoftimi i Policise se Shtetit:

Postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore, identifikohet dhe vihet në pranga nga Drejtoria e Antiterrorit, 56-vjeçari nga Kukësi.   

Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka caktuar për shtetasin I. S.(L.), 56 vjeç, banues në Kukës, masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.  

Nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un, duke përdorur metodat proaktive, u bë i mundur identifikimi i personit që përdorte këto profile false, shtetasi I. S.(L.), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri.    

Materialet i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Share This Article