FOTO/Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i gazetarit të BBC

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërkimi në Symi për prezantuesin britanik të BBC-së, Michael Mosley , i cili ishte zhdukur që prej mesditës të së mërkurës (5 qershor)  teksa ndodhej me pushime në ishull grek me gruan e tij pati një fund tragjik.

67-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë shkëmbore dhe në një distancë rreth 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës, siç shihet edhe  dhe fotot e mëposhtme.

Pranë tij është gjetur çadra e diellit që mbante ditën kur u zhduk dhe një orë dixhitale.

Trupi i tij u gjet përmbys, me dorën e majtë në gjoks.

Pas ekziminimit fillestar mjekët kanë përjashtuar mundësi e një ngjarje kriminale pasi nuk kanë konstatuar dëmtime.

Kalbja e trupit është e avancuar, kështu që mjekët nuk mund të përcaktojnë saktë shkakun e vdekjes madje as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë.

Rezultatet zyrtare të nekropsisë, e cila do të bëhet në Rodos Greqi, priten të hënën.

Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit.

Share This Article