Franca nuk pranon shtyrje të Brexitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet franceze kanë thënë se nuk pranojnë një shtyrje tjetërtë të Brexit-it pas datës 31 tetor, në kohën kur në Britani të Madhe ka bllokadë politike për marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja Theresa May.

Paralajmërimi i dhënë nga zyrtar i lartë francez erdhi në kohën kur presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se ka gjasa të arsyeshme që Brexit-i të anulohet.

“Nuk duhet të sharrojmë në shtyrje të përsëritura, kjo është e sigurt”, tha një këshilltar i presidentit francez të premten dhe shtoi se “porosia jonë është e qartë, një zgjidhje duhet të bëhet deri më 31 tetor”.

Si anëtar i BE-së, Franca e ka të drejtën e vetos për shtyrjen e Nenit 50. Më herët gjatë këtij viti, presidenti francez kishte kërkuar një shtyrje më të shkurtër, por në fund kishte vendosur të pajtohet me datën e caktuar nga shtetet tjera, shkruan “Independent”.

Share This Article