Franca regjistron mbi 360 mijë raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Francë në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 361.719 persona, ndërsa kanë vdekur 249 pacientë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas gazetës “Parisien”, presioni ndaj spitaleve është në rritje, pasi në 24 orët e fundit janë shtruar 2.806 persona, ndërsa në spitale janë gjithsej 23.900 persona.

Prej disa ditësh më shumë se 300 mijë persona janë infektuar në baza ditore.

Nga pacientët e shtruar në rianimim janë transferuar 381 persona, ndërsa gjithsej 3.985 prej tyre.

126.305 persona kanë vdekur në Francë që nga fillimi i epidemisë, shkruan “Parisien”.

Share This Article