Francë, 7000 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti shëndetësor i Francës ka raportuar për 7.071 raste të reja me koronavirus të dielën, më pak se të shtunën ku ishin raportuar 8.550 raste dhe të premtes kur ishte shënuar piku me 8.975 raste të reja për një ditë.

E premtja ka shënuar ditën me më së shumti raste të infektimit. Numri i personave të hospitalizuar me simptoma në shtatë ditët e fundit ka shkuar në 1.704 ku nga ta 288 janë në kujdes intensiv.

Numri i personave në Francë që kanë vdekur nga COVID-19 ka shkuar në 30.701 ndërkaq numri i rasteve që nga fillimi e deri tash ka shkuar në 324.777.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran, ka thënë të shtunën se Franca duhet të qëndrojë më vigjilente për numrin e të hospitalizuarve në kujdesin intensiv.

Share This Article