Më shumë se 12 mijë fëmijë janë vrarë në konflikte të armatosura nëpër botë vitin e kaluar, që përbën numër rekord prej që ka filluar kjo statistikë që nga viti 2005, thuhet në raportin e Kombeve të Bashkuara.
Grupet e armatosura vazhdojnë të shkelin çdo rregull kur bëhet fjalë për fëmijët, mirëpo në krahasim me vitin 2017 numri është rritur ndjeshëm, theksohet në raportin e KB-së.
Grupet për të drejtat e njeriut, përfshirë këtu (Human Right Watch), kanë reaguar kundër koalicionit të Arabisë Saudite në Jemen i cili koalicion është në listën e shteteve të cilat janë zotuar të marrin masa në mbrojtjen e fëmijëve.
Organizatat humanitare kanë vërtetuar se në Jemen është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve-viktimë për të cilët direkt mbajnë përgjegjësi koalicioni i lartpërmendur.
Sipas raportit të organizatës ndërkombëtare, në vitin 2018, më së shumti fëmijë kanë humbur jetën në Afganistan gjithsej 3062.