Frika nga lufta, turistët paguajnë deri në 200 mijë euro për t’u larguar nga vendet e Gjirit Persik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensionet e luftës që kanë përfshirë Iranin dhe janë përhapur në Vendet e Gjirit kanë lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar në Dubai.

Mbyllja e aeroporteve kryesore në Abu Dhabi dhe Doha ka shkaktuar kaos në udhëtime, ndërsa shumë fluturime janë anuluar për arsye sigurie.

Në këtë situatë të tensionuar, udhëtarët më të pasur po zgjedhin një rrugëdalje luksoze; avionë privatë me çmime që arrijnë deri në 200 mijë euro për një fluturim drejt Evropës.

Kërkesa për fluturime “charter” është rritur ndjeshëm, ndërsa kompanitë e aviacionit privat po operojnë në kushte të jashtëzakonshme sigurie.

Shumë persona po largohen fillimisht me makinë drejt Muskatit në Oman, një udhëtim rreth katër orë, ose drejt Rijad në Arabinë Saudite, që zgjat më shumë se dhjetë orë. Nga këto aeroporte, që konsiderohen më pak të rrezikuara nga sulmet, ata sigurojnë vende në fluturime komerciale ose private.

Ekspertët e industrisë së aviacionit theksojnë se çmimet e larta nuk lidhen vetëm me kërkesën e shtuar, por edhe me mungesën e avionëve të disponueshëm, kostot e sigurimit dhe rrezikun e operimit në një zonë konflikti.

Dubai, i njohur prej vitesh si simbol sigurie dhe luksi në rajon, po përballet me një valë largimesh të paprecedenta, ndërsa frika nga përshkallëzimi i konfliktit në vendet e Gjirit vazhdon të rritet.

Share This Article