Fundjava, fluks pushuesish drejt bregdetit, trafik nga Miloti drejt plazheve të Shëngjinit dhe Tales

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këto ishin pamjet e degezimit të rrugës së kombit në Milot në nisje të fundjavës. Ditë të shoqëruara me fluks të lartë pushuesish kryesisht shqiptarë të Kosovës të cilët që dyndën drejt bregdetit të Lezhës, duke sjellë edhe trafik të rënduar.

Radha e gjatë e automjeteve nisi që prej oreve të mëngjesit të së shtunës. Segmentet me fluksin me të lartë të makinave nga Miloti në drejtim të zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales, ku në disa raste pati dhe bllokim total të qarkullimit rrugor.

Për të lehtesuar sadopak lëvizjen e automjeteve janë angazhuar një numer i konsiderueshem efektivesh të policisë rrugore të cilët janë vendosur në pikat më problematike.

Trafiku i rënduar pritet ti shoqërojë rruget e Lezhës gjatë gjithë sezonit veror, pasi rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.

Share This Article