E rëndë në Vilë-Boshtovë/ Mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij

albnews
By
1 Min Read

Tre persona të së njëjtës familje janë mbytur në det teksa ishin duke notuar në plazhin e Vilë-Boshtovës.

Sipas policisë së Kavajës, viktimat janë babai dhe dy djemtë e tij, 13 dhe 15 vjeç nga Tirana. 

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H  50  vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga  Tirana).”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Ndërkaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article