Fundoset anija me emigrantë në Itali, humbin jetën 41 prej tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dyzet e një emigrantë kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së një varke në ngushticën e Siçilisë. Varka ishte nisur nga Sfax në Tunizi, dhe vetëm 4 persona kanë arritur të mbijetojnë nga përmbytja e saj.

Tre burra dhe një grua arritën të shpëtoheshin nga mjeti lundrues Rimona. Të mbijetuarit rrëfyen se mes 45 emigrantëve, 3 ishin fëmijë, dhe asnjë prej të miturve nuk arriti të shpëtonte.

Ata shtuan gjithashtu se vetëm 15 persona kishin veshur jelekë shpëtimit, por pavarësisht kësaj, nuk arritën të mbijetonin.

Por, sipas La Repubblica, as anija me flamur malteze, mjeti lundrues “Rimona”, dhe as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare, nuk konstatuan asnjë trup të pajetë.

Share This Article