Aksident në Vorë, përplasen dy makina, plagoset policja e Qarkullimit Rrugor që ishte në shërbim

albnews
By
1 Min Read

Një aksident është regjistruar në Vorë këtë të mërkurë (9 gusht), ku për pasojë ka mbetur e plagosur një punonjëse e Policisë së Qarkullimit Rrugor. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaron se ngjarja u regjistrua në afërsi të një karburanti, ku janë përplasur dy automjete.

Për pasojë ka marrë lëndime policja e Qarkullimit Rrugor, e cila ishte në shërbim. Ajo është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article