Gazeta prestigjoze amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull stilistes shqiptare nga Kosova, Lirika Matoshi.
Ky shkrim është botuar me titullin “The Strawberry Dress That Ate TikTok” (Fustani me luleshtrydhe që hëngri Tik-tokun)
Bëhet fjalë për një fustan veror, i gjithi në luleshtrydhe, që papritur u kthye në një fenomen botëror e mjaft viral në internet.
“Me mbulesën ngjyrë rozë dhe mëngët e mbushura butësisht, duket si diçka që do të veshte Marie Antoinette nëse ajo do të ishte një influencuese e ditës moderne”, shkruhet në artikull.
Lirika është vetëm 24-vjeç dhe suksesi i saj ka tërhequr median, përfshi edhe revistën e njohur të modës “Vogue”.
Artikullin e plotë nga “The New York Times” mund ta lexoni këtu: https://www.nytimes.com/2020/08/18/style/strawberry-dress-tiktok-instagram-who-designed-where-to-get.html