ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 11 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 11 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 13 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 13 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 15 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Futbollistët e Kinës me “stërvitje ushtarake” për të qëndruar në formë

albnews by albnews
10 March, 2020
in Show - Biz
0
Futbollistët e Kinës me “stërvitje ushtarake” për të qëndruar në formë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Klubet kineze të futbollit dhe përfaqësueset duhet t’i nënshtrohen “stërvitjeve pranverore ushtarake” për të mposhtur koronavirusin.

E me këto stërvitje shpresohet edhe të realizohet ëndrra e presidentit të Kinës, Xi Jinping që të bëjë vendin forcë në futboll, kanë thënë zyrtarët kinezë, shkruan agjencia AFP të martën, transmeton Koha.net.

Ndeshjet e futbollit në Kinë janë pezulluar në afat të pacaktuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por Federata e Futbollit të Kinës ka lëshuar disa urdhra të detajuar, duke i treguar klubeve se sa gjatë lojtarët duhet të stërviten çdo javë, çfarë ushtrime të bëjnë dhe sa kilogramë duhet të kenë.

RelatedPosts

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

IKMT aksion në Parkun e Valbonës, plan për prishjen e 20 objekteve të ndërtuara pa leje

Instruksionet e ashpëra, që janë të fundit nga një numër i madh që janë dhënë nga Federata e Futbollit të Kinës gjatë viteve, do të priten me befasi nga trajnerët si Rafael Benitez e Fabio Cannavaro që kanë përvojë në futbollin evropian.

Por, Cannavaro, që drejton klubin kampion të Superligës së Kinës, Guangzhou Evergrande dhe Benitez që drejton klubin Dalian Pro, janë në mesin e trajnerëve që do të merren përgjegjës direkt për inkorporim të regjimit stërvitor në programet e tyre para-sezonale.

Urdhëri është marrë të premten dhe klubet kanë afat deri sot për të njoftuar Federatën e Futbollit të Kinës se si do të aplikojnë këtë plan stërvitor. Po ashtu do të ketë kontrolle të rastësishme për të siguruar se klubet po aplikojnë urdhrat.

Federata ka thënë se stërvitja është bërë gati për të ndihmuar realizimin e planit madhor të presidentit Xi, për të bërë Kinën vend të madh të futbollit.

Në të njëjtën kohë, lojtarët duhet po ashtu të bëjnë pjesën e tyre për të luftuar koronavirusin vrasës, që është shfaqur në qendër të Kinës në dhjetor dhe është përhapur nëpër botë.

“Duhet arritur parandalimi i epidemisë dhe kontrolli në njërën dorë dhe përqendrimi në stërvitje dhe përgatitjet për beteja në dorën tjetër. Të dy duart duhen të jenë të forta dhe dyja betejat duhet fituar. Përfaqësueset e meshkujve dhe femrave dhe klubet profesioniste të futbollit duhet të ndjekin në mënyrë rigoroze njoftimet”, është thënë nga federata.

Rezultatet e kontrolleve të befasishme do të bëhen publike dhe klubet do të renditen sipas tyre, në mënyrë që të turpërohen ato që nuk kanë ndjekur urdhrat.

“Kryetrajneri i secilit klub është përgjegjës”, është thënë nga federata.

Është kërkuar që skuadrat të stërviten së paku 16 orë në javë dhe të arrijnë shënjestrat të caktuara, ku përfshihen numër i caktuar i pompave e kërcimeve vertikale.


Gjithë lojtarët duhen të kenë yndyrë trupore më pak se 11 për qind.

Stinori në Superligën e Kinës ishte paraparë të fillonte në fund të shkurtit, por u shty në afat të pacaktuar për shkak të koronavirusit. Shumica e skuadrave janë duke stërvitur jashtë vendit.

Rregullat e reja do të aplikohen edhe për përfaqësueset e meshkujve dhe femrave. Përfaqësuesja e meshkujve zë pozitën e 76-të në renditje të FIFA-s dhe ishte kualifikuar vetëm një herë në Kampionat Botëror, në vitin 2002.

Është vetëm urdhri i radhës i stilit ushtarak që ka dhënë Federata e Futbollit të Kinës për të ngritur cilësinë e përfaqësueses.

Përfaqësueset e Kinës dhe klubet elitare më herët kishin dërguar futbollistët e rinj në kampe ushtarake për stërvitje intensive.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result