Albania
Fyerje në sallen e gjyqit, prokurori “shpërthen” ndaj avokatit tek “Plumbi i artë”
Tensionet e forta që shoqërojnë prej katër seancash gjykimin e të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, kulmuan deri në fyerje mes palëve në seancën e së enjtes. Procesi mbeti në vend numëro edhe në këtë seancë dhe shkak u bë refuzimi i gjykatës për t’i vendosur në dispozicion avokatëve procesverbalet e plota të disa deklarimeve të te penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.
Sipas gjykatës, faqet e fshira në procesverbalet që i janë dhënë avokatëve, i përkasin çështjeve të tjera hetimore. Vendimi ngjalli reagim të avokatit të të pandehurit Henrik Hoxha, i cili kërkoi përjashtimin e të tre anëtarëve të trupit gjykues, duke pretenduar njëanshmëri në gjykim. E njëjta kërkesë u shpreh edhe nga avokatët Aldo Shkëmbi dhe Elda Zotaj.
Avokati Shkëmbi i kërkoi gjykatës që njëlloj si i tërheq vëmendjen avokatëve për ruajtje të etikës në seancë, t’ia tërheqë edhe prokurorëve të SPAK në rastet kur flasin pa leje, apo ndërpresin avokatët.
Por teksa avokati Gentian Rumano tha se vendimi i gjykatës është historik, në dëm të të drejtave të të pandehurve, prokurori Behar Dibra i kërkoi gjykatës të ndërpritej fjala e avokatit dhe të urdhërohej nxjerrja jashtë e tij.
Po, ironizoi avokati, më nxirrni, ndërsa vijoi se ky ishte momenti procedural kur duhet të artikulonte kërkesën për përjashtim. Por prokurori vijoi “A mund ta ndërprisni, sepse nuk do të dëgjojmë idiotësirat e këtij idioti”. Në këtë moment gjykata ndërhyri për të ulur gjakrat.
Avokati Rumano, pasi kujtoi se sapo ishte konsumuar një vepër penale, braktisi sallën e gjyqit. Mbetja pa mbrojtje e klientit të tij detyroi gjykatën të shtyjë seancën, duke regjistruar kështu të katërtën herë radhazi, që nuk mundet të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Skerdi Tasi.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
