Rëndohet bilanci i ngjarjes në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

albnews
By
1 Min Read

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm.

Pas Armando Palit ka ndërruar jetë edhe një tjetër person, i cili mbeti i plagosur nga atentati i ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, pranë Bashkisë.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital edhe Geridon Kraja.

Sakaq të plagosur ka mbetur një kameriere e lokalit dhe Erogen Vaso ku ky i fundit ishte ulur me dy viktimat e ngjarjes.

Sakaq, autori i ngjarjes u vu në pranga pranë lumit Kir. Ai vetëm pak minuta pasi kreu atentatin ka braktisur në vendngjarje motorin e tij dhe është larguar me një makinë, por është përfshirë në aksident gjatë ndjekjes nga policia.

Share This Article