Gates: Vdekjet nga Covid mund të bien nën nivelet e gripit sezonal

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nivelet e infeksionit dhe vdekjet nga Covid-19 mund të bien nën nivelet e gripit sezonal deri në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Bill Gates, por shtoi se kjo do të ndodhë me kushtin, siç tha ai “që ndërkohë nuk do të shfaqen mutacione të reja të rrezikshme”.

“Midis imunitetit natyror, imunitetit ndaj vaksinave dhe terapive të reja përmes pilulave, shkalla e vdekshmërisë dhe shkalla e infeksionit duhet të reduktohet shumë”, tha të enjten themeluesi miliarder i Microsoft në Forumin e Ekonomisë në Singapor.

Sipas miliarderit, në shumë vende nuk është e qartë se cili do të jetë niveli i kërkesës për vaksina, veçanërisht në vende si Afrika.

Së fundi, Gates tha se njerëzit duhet të punojnë për të eliminuar gripin në mënyrë që të zvogëlojnë kërcënimin e pandemive të ardhshme.

Share This Article