Viti i kaluar ka qenë i pazakontë për konsumin e medias: me pandeminë që izolojë më shumë persona në shtëpi, banorët e Europës Perëndimore ndoqën më shumë lajme në TV se zakonisht.
Megjithatë, sipas Raportit Vjetor të Lajmeve Dixhitale nga Instituti i Studimeve të Gazetarisë Reuters i Oksfordit (RISJ), pavarësisht ndryshimeve për shkak të COVID-19, tendencat e gjera në mënyrën se si njerëzit marrin lajme (ose jo) po vazhdojnë me shpejtësi.
RISJ anketoi më shumë se 90 000 persona në 46 vende në lidhje me konsumin e tyre të lajmeve dixhitale.
Hulumtimi bazohet në sondazhet e YouGov të kryera në janar dhe shkurt të këtij viti.
Studiuesit gjithashtu kryen grupe fokusi dhe intervista në SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Brazil.
Ja disa nga zbulimet më interesante të këtij raporti:
Në SHBA, personat që paguajnë për lajmet në internet paguajnë për më shumë se një botim.
Shumë pak njerëz i marrin lajmet nga burimi.
Ndërsa interesi për lajmet është rritur në disa vende që janë prekur keq nga pandemia, studiuesit gjetën, në përgjithësi, një rënie të interesit ndaj lajmeve në një numër vendesh, por edhe një rritje të besimit ndaj tyre (jo në SHBA)./ /ervo/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.