Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

albnews
By
1 Min Read

Pak minuta përpara nisjes së ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Letonisë është zbardhur dhe formacioni që trajneri i kuqezinjve ka zgjedhur për të hedhur në fushën e lojës.

Kjo ndeshje e vlefshme për eliminatoret e botërorit 2026 është shumë e rëndësishme për Kombëtaren tonë, e cila momentalisht e sheh veten të renditur në vendin e tretë pas Anglisë dhe Serbisë.

Sylvinho ka zgjedhur t’i besojë portën Strakoshës. Në mbrojtje janë renditur Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj.

Motorët e mesfushës do të jenë në këtë takim Laçi, Shehu, Asllani, teksa sulmi i kësaj ndeshjeje do të jenë Broja, Manaj dhe Bajrami.

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt
Share This Article