Gati për shkëmbim të burgosurish/ Putin është i hapur, konfirmimi vjen nga Austria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari austriak Karl Nehammer tha se presidenti rus, vladimir putin, i kishte thënë se Moska do të realizojë angazhimet e saj për furnizim me gaz për Austrinë dhe se është e gatshme të diskutojë për shkëmbim të burgosurish lufte me Ukrainën.

Nehammer i bëri komentet për gazetarët pas një bisede 45 minutëshe në telefon me Putinin që kancelari e quajti një shans për ta vendosur bashkëbiseduesin përballë realitetit të luftës në ukrainë dhe për të diskutuar perspektivën e zgjidhjeve humanitare.

I pyetur se çfarë i kishte thënë Putin për furnizimet me gaz, konservatori austriak tha: Ai e ngriti çështjen dhe tha se të gjitha porositë do të realizohen plotësisht”.

Në një deklaratë të ndarë kremlini tha se Rusia kishte pohuar angazhimin e saj ndaj furnizimit me gaz natyror të Austrisë, që merr 80 për qind të nevojave të saj nga Rusia. 

Nehammer, që vizitoi Rusinë muajin e shkuar për bisedime me Putinin tha se lideri rus kishte shprehur edhe gatishmëri për të diskutuar për një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën. “Nëse ai është me të vërtetë i gatshëm të negociojë, kjo është një çështje komplekse”, shtoi ai.

Share This Article