Dikur ishin shokë të ngushtë, por mëngjesin e sotëm 30-vjeçari Gazmend Hyseni mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në Ferizaj të Kosovës nga bashkëmoshatari i tij, Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Betim Januzi, i njohur si Buta.
Policë të veshur civilë, por edhe të tjerë me uniformë e gjetën të dyshuarin në vendngjarje me armë në dorë e i kërkuan të dorëzohej.
Por ai refuzoi t`i bindej urdhrit, e iu kthye dhe efektivëve të cilët u kundërpërgjigjën duke e plagosur. Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se i dyshuari, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e rendit kanë konfiskuar dy pistoleta dhe 7 gëzhoja në vendin ku ndodhi krimi.
Nga hetimet e para, rezulton se Januzi ka hapur zjarr ndaj viktimës, që vdiq në vendngjarje, dhe nuk ka përfillur as urdhrat e policëve. Por arsyeja e gjestit të tij nuk është zbardhur ende, ndërsa pritet të merren në pyetje dëshmitarët që kanë qenë me viktimën.
Ai duket se nuk ka qenë një person i panjohur për policinë, pasi sicc pohonte dhe i vëllai disa kohë më parë, kishte një herë prapa hekurave për tentativë vrasjeje, ndërsa ka pasur probleme dhe zënka me njerëz të ndryshëm.