Gennaro Gattuso e ka dhënë një intervistë prekëse, pas barazimit të Napolit me Torinon në çastet e fundit, duke treguar më shumë rreth probleme shëndetësore më të cilat është duke u përballur së fundmi.
Trajneri i Napolit Gattuso i kishte shmangur intervistat kohëve të fundit, për shkak po vuan nga sëmundja Ocular Mayasthenia.
Kjo është një sëmundje autoimune e cila, përveç tjerash, i dobëson muskujt të cilët e kontrollojnë syrin dhe qepallën.
“Neve na munguan shumë lojtarë sonte, prandaj marrja e një pike sonte është e çmueshme për ne”, tha Gattuso.
“Më duhet ta pranoj se nuk kam qenë vetja në 12 ditët e fundit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre, veçanërisht fëmijëve, që shikohen në pasqyre dhe shohim diçka të çuditshme apo që nuk është në rregull: jeta është e bukur. Pranojeni të gjithën”, shtoi ai.
“Edhe djelmoshat po vuajnë duke më parë kështu, e di këtë. Por unë jam gjallë. Vuaj nga myasthenia që 10 vjet, kjo është hera e tretë që është përkeqësuar kaq shumë, por do të kalojë dhe syri im do t’i kthehet normalitetit”.
“Jo vetëm që duket keq, por më bën edhe të ndihem i rraskapitur.”
“Sidoqoftë, kjo është jeta ime dhe ka gjëra edhe më të këqija. E di se disa persona supozojnë se e kam vetëm edhe një muaj jetë, por ju siguroj se jam mirë. Kur të vdes përfundimisht, dua të shkoj aty ku jetoj, në fushën e futbollit”.