Shpërblehet Arbër Zeneli

albnews
By
1 Min Read

Arbër Zeneli ka zhvilluar një ndeshje të mirë me Reims kundër Bordeaux.

Skuadra e tij në fund fitoi 3-1 dhe në të dy golat e parë pati gisht Zeneli.

Ai fillimisht asistoi te goli i parë, derisa ishte edhe njeriu kryesor edhe te goli i dytë, që i shënuan Yunis Abdelhamid dhe Boulaye Diam, raporton Gazeta Express.

Në fund, ai zuri vend në mesin e më të mirëve të ndeshjes.

Zeneli u vlerësua me notën 7.2, i treti më i mirë në këtë ndeshje, i dyti për skuadrën e Reims.

Titullar ishte edhe Valon Berisha, u vlerësua me notën 6.7.

Share This Article