ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 3 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 3 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 3 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 4 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Sports

Gazeta zvicerane “Blick”: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?

albnews by albnews
24 November, 2025
in Sports
0
Gazeta zvicerane “Blick”: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë tetë viteve të fundit ishte një supozim i heshtur në futbollin zviceran: Xherdan Shaqiri ishte ylli, por Granit Xhaka ishte ai që e mbante sistemin gjallë. Sot, me paraqitjet e tij te Sunderland dhe te Zvicra, supozimi nuk është më pjesë e debatit – është fakt, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.

Prandaj duhet bërë pyetjen: A është Granit Xhaka futbollisti më me ndikim në botë? Jo domosdoshmërisht më i miri teknikisht, por ai që e ndryshon një ekip nga themeli.

RelatedPosts

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Premier League merr vendimin! Klubet punësojnë ‘ekipe kujdesi special’ për partneret e futbollistëve të pakënaqur

Sulmuesi i Liverpool Isak, bleu një ‘qen roje’ për 30 mijë stërlina pasi mori kërcënime me vdekje

Xhaka, bir i prindërve nga Kosova, ka qenë gjithmonë i pajisur me një sens të lindur përgjegjësie. Që në fëmijëri, ai ishte “udhëheqësi i natyrshëm” – një rol që më vonë u forcua përmes sfidave dhe goditjeve që e shoqëruan karrierën e tij. Nga talenti i hershëm që shfaqet në finalet e Danone Cup, te titulli botëror me U-17, e deri te debutimi te FC Basel – gjithçka tregonte se Graniti nuk ishte lojtar i zakonshëm.

Edhe pse shpeshherë është përballur me kritika, ndonjëherë të ashpra, ai ka reaguar me një forcë pothuajse kokëfortë. Në Borussia Mönchengladbach mësoi se fjalët vlejnë vetëm nëse i mbështet në fakte. Në Arsenal, pas periudhës së vështirë me kartonë, polemika dhe veçanërisht incidentit me tifozët në vitin 2019, një bisedë me Mikel Artetan i ringjalli karrierën.

Ai punoi për veten, ndryshoi, u rrit dhe u kthye në lider të padiskutueshëm.

Sot, Xhaka është shembull i rrallë i një futbollisti që vlen shumë më tepër se statistikat. Ai është standard, ritëm, strukturë.

Te Sunderland, një skuadër që sipas parashikimeve duhej të luftonte për mbijetesë, ai krijoi një transformim që mediat angleze e quajnë “fenomen”. Ai dirigjon tonin në stërvitje, mban ekipin të bashkuar dhe e shtyn drejt një niveli që askush nuk e priste. Te Zvicra, ndërkohë, është dirigjenti i një orkestre që funksionon sipas pulsit të tij. Kur Xhaka është mirë, Zvicra është mirë.

Madje edhe kur nuk merr skenën për vete, ai krijon hapësira që të tjerët të shkëlqejnë, siç ndodhi kundër Kosovës dhe Suedisë.

Për një kohë, pati dyshime për rolin e tij si “teamplayer”, veçanërisht pas disa polemikave në ndeshjet kundër Serbisë apo episodit të tattoove para Euro 2021. Por vitet e fundit ai është kthyer në një figurë më të matur, më strategjike – pa humbur agresivitetin e tij të domosdoshëm.

Marrëdhënia me trajnerin e Zvicrës, Murat Yakin, është stabilizuar; ndikimi i tij në grup është aq i madh sa fjalët që Xhaka thotë në stërvitje shndërrohen në moto për gjithë skuadrën.

Influenca e tij shkon përtej fushës.

Ai është sot më shumë se lider – është “arkitekt i mentalitetit”, njeriu që e ngre standardin dhe e detyron gjithë ekipin të ngrihet me të. Në një kohë kur shumë yje varen nga statistikat dhe rrjetet sociale, Xhaka është futbollisti i vjetër në shpirt, por modern në qasje: i përkushtuar, i disiplinuar, i pandalshëm.

Prandaj pyetja nuk është më provokuese, por e vlefshme: A ka sot një futbollist në botë që e ndryshon një ekip më shumë sesa Granit Xhaka? Teknika e tij nuk është më e mira absolute. Por ndikimi që ka – te klubet, te Zvicra, te lojtarët rreth tij – e bën unik.

Dhe fundi i kësaj historie ndoshta ende nuk është shkruar. Xhaka tashmë po punon për licencat e trajnerit. Në të ardhmen, ai mund të bëhet po aq i rëndësishëm nga bankina sa është sot në fushë. Ashtu siç thotë Yakin: “Ai mendon si trajner. Dhe kështu e udhëheq kombëtaren e Zvicrës’..

E përkohshme është forma, por ndikimi i Granit Xhakës duket se do të zgjasë shumë më gjatë, shkruan “Blick”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result