Xhaka, votohet si blerja më e mirë e sezonit deri më tani

albnews
By
1 Min Read

Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka po konsiderohet si blerja më e mirë e edicionit në Ligën Premiere pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Sunderland.

Mesfushori shqiptar, i transferuar nga Bayer Leverkusen për rreth 17 milionë funte, ka bërë një ndikim të menjëhershëm te skuadra e sapongjitur në elitë.

Sipas Sky Sports, Xhaka ka fituar më së shumti vota në sondazhin për blerjen e sezonit, duke lënë pas emra  të mëdhenj.

Ai ka sjellë stabilitet, përvojë dhe lidership në mesfushë, duke kontribuar në sukseset e skuadrës.

Share This Article