Gazetari amerikan lirohet nga burgu i Birmanisë

albnews
By
1 Min Read

Gazetari amerikan Danny Fenster është liruar nga burgu në Birmani, vetëm tri ditë pasi ishte dënuar me 11 vjet burgim nga një gjykatë ushtarake, raporton BBC.

Punëdhënësi i tij, uebfaqja në gjuhën angleze “Frontier Myanmar”, ka thënë se ai po largohet nga Birmania.

Zëdhënësi i Juntas, gjeneral-majori Zaw Min Tun ka konfirmuar për BBC-në se gazetarit i është lejuar të largohet nga Birmania.

Fenster, që ishte drejtor menaxhues i “Frontier Myanmar”, u arrestua në maj ndërsa ishte duke planifikuar të kthehej në SHBA.

Ai është një nga dhjetëra gazetarë, dhe mijëra persona në përgjithësi, që janë arrestuar që nga grusht-shteti në shkurt.
Fenster është dënuar për shkelje të ligjit të emigracionit dhe inkurajim të pakënaqësive ndaj ushtrisë.

Javën e kaluar ai u ngarkua me dy akuza tjera, përfshirë terrorizëm dhe rrezikonte burgim të përjetshëm.

Mënyra se si është bërë e mundur lirimi i Fensterit nuk dihet. Mirëpo, ish-ambasadori i SHBA-së në Birmani, Bill Richardson, besohet se ka negociuar për lirimin e tij.

Share This Article