Gazetari legjendar që intervistoi Osama bin Laden

albnews
By
1 Min Read

Korrespondenti legjendar i Lindjes së Mesme, Robert Fisk ,  është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare pas një goditje në tru.

Gazetari dhe shkrimtari britanik u shtrua në Spitalin e Shën Vincentit në Dublin pasi u sëmur ditën e premte.

Fisk është i njohur për tre intervistat e tij me Osama Bin Laden në vitet 1990 gjithashtu ka mbuluar dhe luftërat në Ballkan, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për gazetat britanike gjatë pesë dekadave. Neë York Times e emëroi atë në 2005 si “Korrespondenti më i famshëm në Britani.”

Fisk ka fituar shumë çmime prestigjioze gjatë gjithë karrierës së tij për mbulimin e tij të Lindjes së Mesme.

Ai vlerësohej shumë për njohuritë dhe përvojën e tij të thellë në rajon dhe shpesh kritikonte reporterët që uleshin pas tavolinave në vend që të dilnin në fushë.

Share This Article