Gazetarja: Nëse thirret sërish në SPAK Veliaj do shkojë si person nën hetim, do jetë i shoqëruar me avokat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme u paraqit ne ambientet e SPAK ndersa deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve. Në lidhje me paraqitjen e Veliajt në SPAK gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në “News 24” tha se në rastin e inceneratorëve SPAK i ka dhënë cështjes një tjetër ritëm, por sipas saj ajo që ka rëndësi është që t’i kthehen shqiptarëve paratë që janë marrë në mënyrë korruptive.

Lala komentoi dëshminë e Erion Veliajt në SPAK, ndërsa tha se nëse kryebashkiaku do të thirret sërish do jetë në cilësinë e personit në hetim dhe do shoqërohet nga avokati.Klodiana Lala: Mendoj që prokuroria i ka dhënë çështjes së inceneratorëve një ritëm tjetër. Do jetë sukses? Nuk dua të flas sepse nuk më intereson fare. Mua më intereson që prokuroria ti ktheje qytetarëve ato para që janë marrë në mënyrë korruptive.

Eni Vasili: Do të thirret sërish Veliaj, ka informacion?

Klodiana Lala: Nëse do ta çmojnë prokurorët mund edhe ta thërrasin sërish. Megjithatë Veliaj  tha se është i hapur në cilësinë e bashkëpunëtorit, jo të drejtësisë. Por nëse do të ndodhë që të rikthehet në Prokurori, Veliaj nuk do shkojë më si person në dijeni, por jam e bindur që  do shkojë si person nën hetim, do shkojë i shoqëruar me avokat.

Share This Article