Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka takuar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe homologen e saj kanadeze, Melanie Joly.
Gërvalla, në një shkrim në llogarinë e saj në X (ish-Twitter) tha se biseda ishte e shkurtër por substanciale.
Më tej shprehu mirënjohje për SHBA-në dhe Kanadanë, siç tha dy shtete aleate dhe mike të Kosovës.
“Sërish kënaqësi të takoja kolegët e mi të vlerësuar, Melanie Joly (Kanada) dhe Antony Blinken (ShBA)”.
“Si gjithmonë, lidhja e fortë midis Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u duk në bisedën tonë të shkurtër por substanciale”.
“Mirënjohëse për besimin dhe çiltërsinë! Krenare po ashtu që ta quaj Kanadanë aleate dhe mike”, shkroi Gërvalla