Getoizimi i shqiptarëve në Medvegjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sikur të mos mjaftonte marrëveshja Kosovë – Serbi për “levizjen e lirë”, e cila Medvegjën e privonte nga mundësia e shërbimeve te Aeroportit “Adem JASHARI”, pandemia Covid 19 nxori në pah edhe një diskriminim tjetër, i cili buron nga kjo marrëveshje.

Pika kufitare Mutivodë Kosovë-Serbi, është e kategorizuar si pikë “B” dhe si e tillë konsiderohet e rëndësisë së dytë, ndërkohë që medvegjasit nuk kane vendkalim tjetër në funksion që i lidhë ata me Kosovën. Keshtu gjatë masave mbrojtëse ndaj pandemisë, që ndërmori Qeveria e Kosovës, ky kufi ishte i mbyllur, ndërsa medvegjasit ngelën të izoluar dhe për të arritur në Kosovë u detyruan të shkonin në Leskovc, Nish, Kurshumli, Merdare dhe kështu pas 4 orëve rrugë arrinin në Kosovë.

Ndërkohë që sot në këtë pikë kufitare kemi një situatë të paqartë dhe si rrjedhojë shumë udhëtarë të anës së Medvegjës po ankohen në vazhdimësi/Muharrem Salihu, kryetar i Forumit AFEDS dhe asambleist komunal në Medvegjë.

Share This Article