Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën do të jetë në vizitë dyditore në Gjermani, ku do të ketë takime të nivelit të lartë.
Ajo do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, si dhe do të ketë takime tjera të nivelit të lartë.
Osmani do të qëndrojë në Gjermani nga 14 deri më 16 shtator, kanë njoftuar burime nga Presidenca.