Gjasula prej vrapuesve më të mëdhenj në Bundesligë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për reprezentuesin e Shqipërisë, Klaus Gjasula, ky është edicioni i parë në Bundesligë.

30-vjeçari luan për Paderbornin që aktualisht është në pozitën e fundit në kampionatit gjerman dhe pa shumë gjasa për të evituar rënien, nëse kampionati përfundon si duhet.

Por Gjasula në aspektin personal qëndron dukshëm më mirë se skuadra e tij në tabelë, raporton Koha.net. Të paktën për vrapimin që e bënë në fushën e blertë. Sipas një analize të bërë nga sajti i njohur, Kicker, mesfushori është prej lojtarëve që kalojnë më së tepërmi kilometra në fushën e blertë.

Gjasula në 22 ndeshje këtë edicion në kampionatin gjerman ka realizuar dy gola e dy asistime. Në disa prej ndeshjeve ai ishte kapiten i skuadrës.

Gjasula vrapon mesatarisht nga 12,18 kilometra për ndeshje. Është i shtati në Bundesligë sa i takon distancës së përshkuar.

Më së shumti në Bundesligë vrapon Vladimir Darida i Herthas, që mesatarisht kalon 13,10 kilometra. Pasojnë Joshua Kimmich i Bayernit (12,63 km), Ellyes Skhiri i Koelnit (12,61 km), Julian Baumgartlinger i Bayer Leverkusenit (12,41 km), Djibril Sow i Eintracht Frankfurtit (12,40 km), Marcus Ingvartsen i Union Berlinit (12,21 km).

Pas futbollistit shqiptar janë Florian Neuhaus i Gladbachut me 12,16 kilometra dhe Sebastian Rode i Eintracht Frankfurtit me shifër të njëjtën. Thomas Mueller i Bayernit kompleton dhjetëshen e “maratonistëve” të Bundesligës. Ai vrapon 12,03 kilometra për ndeshje.

Gjasula gjithsej këtë edicion në ndeshje të kampionatit gjerman i ka vrapuar 236, 40 kilometra. Ai vitin e kaluar ka nisur të luaj për Shqipërinë. Ka kaluar gradualisht nivelet e futbollit gjerman dhe më në fund këtë edicion ka arritur në elitë.

Share This Article